Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka uruar 28 Nëntorin krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që sot gjenden në Hagë në përballjen me Gjykatën Speciale.
Pas një ceremonie në Vlorë, Rama në një prononcim ka uruar të gjithë shqiptarët, duke veçuar luftëtarët e UÇK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh ai, raporton TCH.