Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë, është transmetuar nga faqja zyrtare e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sqarim nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, pasi në faqen zyrtare të Kuvendit është transmetuar fushata e Partisë Demokratike në Podujevë.
“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, ka njoftuar Osmani.
“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.
KOHA ka kontaktuar sekretarin Ismet Krasniqi, derisa ai ka thënë se do të japë sqarim përmes e-mailit zyrtar.
“Referojuni faqes zyrtare të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh shkurt Krasniqi.

-
Osmani: VV-ja s’ka arsye për të refuzuar emrin tim
-
Osmani: Fëmijëve të mi u dërgohen foto lakuriq nga grupet e Vetëvendosjes
-
Osmani: Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet
-
LDK hap fushatën me thirrje për bashkim, Osmani: Ju vendosni nëse Kosova do të jetë e qytetarëve, apo e një njeriu
-
Çitaku për rrjetet sociale të Presidencës: Inate provinciale, tallje me qytetarët