Arbëri

Legjislatura e dështimeve

Pak më shumë se gjysma e deputetëve edhe sot kanë dalë në punë. Por kanë kryer pak punë.

Para tyre ishte një seancë me 35 pika të papërfunduara nga 27 seancat e kaluara.

Dhe në fund, kaloi një rezolutë, një rekomandim, një raport dhe një komision mori votat e mjaftueshme për formim.

Me 67 vota, Kuvendi miratoi Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019, pastaj me 68 vota kaloi Rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit, me 38 vota kaloi Raporti Vjetor i Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019 dhe me 62 vota për u formua Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.

Ndërkohë, sikur në shumicën e seancave të kaluara, dështuan të votohen shumë projektligje, rezoluta e marrëveshje ndërkomb. Dështoi edhe interpelanca për ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, meqë ai nuk ishte i pranishëm në sallë.

Ndër të tjera, Kuvendi dështoi të miratojë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe Rezolutën për të pagjeturit.

KOHA edhe më herët ka shkruar se kjo legjislaturë është ndër më të dobëtat sa i përket efikasitetit në votime.