Arbëri

EULEX-i konteston akuzat e ish-gjyqtarit Simmons për montim procesesh nga Misioni kundër UÇK-së

EULEX-i konteston akuzat e ish-gjyqtarit Simmons për montim procesesh nga Misioni kundër UÇK-së
 

Ne jemi në dijeni të raportimeve të mediave të cilat pretendojnë se z. Malcom Simmons i ka drejtuar një letër Parlamentit të Kosovës duke e shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë një deklaratë. Nëse kjo është e vërtetë, nuk do të jetë hera e parë që z. Simmons ka bërë përpjekje që ta paraqesë versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të shkeljeve të pretenduara gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit, thuhet në reagimin e EULEX-it ndaj akuzave të këtij ish-gjyqtari të Misionit.

Para së gjithash, duhet të theksohet se z. Simmons ka refuzuari të bashkëpunojë me një ekip hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për ta hetuar shkallën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga z. Simmons. Kur atij iu dha mundësia për t’i mbështetur pretendimet e ndryshme të tij, z. Simmons nuk mundi t'i ofrojë ekipit hetues ndonjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij.