Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se vaksina kundër gripit sezonal do të mbërrijë në Kosovë në fund të kësaj jave.
Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të fillojë shpërndarja nëpër qendrat kryesore të mjekësisë familjare në vend. Madje, ai tha se do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, proces ky që do të monitorohet nga IKShPK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qysh në këtë javë vaksina do të mbërrijë në Kosovë dhe do të shpërndahet dhe të gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare në fund të javës ose në fillim të javës tjetër do të nisin vaksinimin e grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, ndërsa procesi do të monitorohet nga IKShPK-ja”, ka deklaruar ministri Zemaj.
Tutje, ai shtoi se ndërlidhja që ka bërë Ministria e Shëndetësisë me kujdesin parësor shëndetësor të komunave me inspektoratin është fryt i punës së përbashkët.
Sipas tij, synimi është që pacientët të marrin shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë nga shtete tjera.