Arbëri

Kompania e vëllait të ambasadorit Avni Arifi, me qasje ilegale në autostradë

 Me objektin e ndërtuar pranë autostradës R-7 Prishtinë-Podujevë, por në pamundësi të qasjes, kompania “Erc Trade-Belux” ka filluar punimet për t’i krijuar vetes qasje në autostradë.

Ligji për rrugë nuk lejon ndërtimet në afërsi të autostradës brenda një distance prej 100 metrash nga brezi mbrojtës i rrugës. Por, objekti i kësaj kompanie është ndërtuar pas hapjes së autostradës dhe atë në distancë prej rreth 10 metrash nga autostrada. Qasja është bërë në pjesën ku kanë qenë të parapara pushimoret e autostradës, por që nuk janë ndërtuar ende.