Arbëri

Haradinaj-Stublla: Kosova ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, vlerëson se Kosova ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia si vend dhe popull fitimtar ndaj luftës në ish-Jugosllavi.

Haradinaj-Stublla ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri. Ata pritet të takohen me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Po ashtu pritet të takohen edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Grliq Radman.

“Kroacia dhe Kosova ndajnë historinë e hidhur të rrugëtimit për liri dhe pavarësi. Kanë pasur përjetime të njëjta si vende dhe popuj. Edhe sot, përderisa Kosova po përballet me qasje revizioniste të vuajtjeve dhe historisë së saj, ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia si vend dhe popull fitimtar ndaj luftës në Ish-Jugosllavi, e tash si shembull i mirë në rajon për integrimin Euro-Atlantik”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla para nisjes në Kroaci, njofton MPJD-ja.