Arbëri

Hoti: Ministria e Shëndetësisë do të kërkojë rishikimin e masave, situata tepër serioze

Hoti: Ministria e Shëndetësisë do të kërkojë rishikimin e masave, situata tepër serioze

Sipas zëdhënësit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hotit, situata me COVID-19 në vend është serioze. Ai thotë se duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra nga qeveria në këtë kohë pandemie, pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave.

“Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar. Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani. Mbetet ende shqetësim numri i rasteve pozitive dhe për ne është shqetësim numri i atyre që përfundojnë me fatalitet”, tha Hoti për Euronews Albania, përcjell KosovaPress.