Arbëri

Spitali i Mitrovicës sqaron situatën e kufomës që mbeti në dhomë për 7 orë

Spitali i Mitrovicës sqaron situatën e kufomës që mbeti në dhomë për 7 orë
 

Spitali i Mitrovicës ka sqaruar opinionin publik pas shqetësimit të ngritur nga familja se një pacient që të martën kishte vdekur në mesditë kishte mbetur në atë dhomë për shtatë orë. Sipas njoftimit për media, Spitali në atë kohë ishte në pritje të rezultatit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë për praninë e infeksionit të COVID-19 apo jo te pacienti.

Në sqarim, Spitali i Mitrovicës ka thënë se pacienti nuk ishte hequr nga ajo dhomë për shkak se “prania e infeksionit i ndërron komplet procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë dhe ato pasuese”.