Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, në një postim në Twitter i ka thënë presidentit Donald Trump se luftën në Kosovë e kishte përfunduar Bill Clintoni e NATO dhe “jo ti”.
Trumpi gjatë fushatës elektorale në Nebraska ka thënë se me marrëveshjen e Washingtonit i ka dhënë fund një konflikti të përgjakshëm, ku ka shpëtuar mijëra jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dashur president Donald Trump, lufta në Kosovë ka përfunduar dy dekada më parë, më 1999. Ju nuk e përfunduat atë. Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë përfunduar atë”, ka thënë Engel.
