Arbëri

Mustafa: Me sjelljen e Serbisë dhe BE-së dialogu po humb kuptimin

Mustafa: Me sjelljen e Serbisë dhe BE-së dialogu po humb kuptimin

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se dialogu në Bruksel po e humb kuptimin për shkak të sjelljeve të Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

“Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për t’i vënë në harresë krimet e saj. Kosova e vlerësoi fjalimin e një deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Ai e tha të vërtetën! Por ne dëgjuam edhe betimin e çdo ministri serb , tjerë përveç serbëve nuk ka në “demokracinë serbe” se “ do të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë””, ka thënë Mustafa.