Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas mediave greke: Athina shpall zgjerimin e kufirit detar me 12 milje, pastaj apelohet në Hagë

Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detare ,përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë ,konsiderohet më e rëndësishme edhe se marrëveshjet që nënshkroi Greqia me Italinë dhe Egjiptin për ZEE-deklarojnë burime qeveritare për versionin elektronik të gazetës “Proto thema”.

Sipas shpjegimeve të një prej ministrave të qeverisë Mitsotakis për gazetën, janë dashur 6 muaj negociata me kryeministrin Rama ,por edhe me presidentin shqiptar Meta si dhe me kreun e opozitës Basha, në mënyrë që të gjithë të ishin dakord me këtë zgjidhje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas faktit se Shqipëria është ndoshta vendi më miqësor me Turqinë –nënvizon ministri ne fjale, duhet theksuar se ka rëndësi që Ankaraja nuk e ka shtyrë Tiranën të kundërshtojë rrugën e zgjidhjes në gjykatën ndërkombëtare.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime në fazën e fundit, ndodhet zgjerimi me 12 milje I zonave detare në Jon, nga ishujt mbi Korfuz, deri në kepin Tainaro, nga ana e Greqisë. Dekreti përkatës për mbylljen e gjireve, si kusht për zgjerimin, ndodhet në Këshillin e Shtetit. Pasi të miratohet, pritet të paraqitet në Parlamentin Grek për votim dhe miratimi për zgjerimin pritet të shpallet në javët e ardhshme, para fundit të këtij viti.

Menjëherë pas këtij procesi do të fillojë apelimi për në Hagë i cili mund të bëhet me dy mënyra-shpjegojnë burimet qeveritare.

– Paraqitja njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare e marrëveshjes kornize me propozimet për delimitimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas kundër-paditë e të dy palëve.

– Ose do të vendoset radha e paraqitjes, sipas një metode që përdorin gjykatat, ku pala e parë paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga pala e dytë. Më pas me të njëjtën radhë, paraqiten dhe kundër-padite ,ndërsa gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj.

Pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare do të vendosë përcaktimin e shelfit kontinental dhe ZEE midis Greqisë dhe Shqipërisë/TCH.