Profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar pas vrasjeve sot në një kishë në Nice.
Tre persona kanë vdekur pas sulmit me thikë, madje njërës prej viktimave i ishte prerë edhe koka. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka dënuar sulmin që e ka quajtur “Sulm terrorist islamist”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ekziston asnjë dokument i shkruar historik, i cili dokumenton se, i dërguari Muhamed, ka plagosur apo vrarë ndonjë njeri në jetën e tij, vetëm pse ai ose ajo i ka qenë pjesë e një komuniteti tjetër fetar. Vrasjet në pabesi dhe në kushte paqeje, si kjo sot në Francë apo edhe kudo tjetër që ka ndodhur më herët, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin e as me të Dërguarin e Tij!” – ka shkruar Hamiti në Facebook.