Arbëri

BQK-ja kërkon të zgjidhet më shpejtë përfaqësuesi ligjor për procesin e Arbitrazhit ndaj luteCredit

Descriptive Text

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka kërkuar që sa më shpejtë të zgjidhen përfaqësuesit ligjor për të mbrojtur Kosovën në procesin e Arbitrazhit ndaj luteCredit.

Mehmeti këtë e ka thënë gjatë një takimi që ka pasur sot me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi. Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në anën tjetër ka thënë se janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje.

“Në këtë takim Guvernatori Mehmeti shprehu interesimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me procesin e arbitrazhit që ka të bëjë me rastin e IuteCredit ndaj shtetit të Kosovës. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti shprehu interesimin rreth përzgjedhjes sa më të shpejtë të përfaqësuesit ligjor, me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të këtij procesi. Guvernatori Mehmeti siguroi ministrin Selimi për gatishmërinë dhe përkrahjen e parezervë nga ana e BQK-së, me qëllim të përfundimit me sukses të këtij procesi. Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë siguroi se janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje”, thuhet në komunikatë

Ministri Selimi ka thënë se kjo Ministri bashkë me Avokatin e Shtetit kanë kërkuar që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Kompania financiare “IuteCredit”, ka dërguar Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pasi Banka Qendrore (BQK) ia ka revokuar licencën disa muaj më parë.

BQK-ja kishte mbyllur “IuteCreditin” dhe “Monegon” në fillim të dhjetorit të 2019-s, duke thënë se funksiononin me norma të interesit jashtë çdo standardi.