Arbëri

Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për rrjete të pastra 5G

Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për rrjete të pastra 5G
Foto: Koha / Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi me zëvendës-Sekretarin amerikan për Ekonomi, Energji dhe Ambient, Keith Krach, për krijimin e rrjeteve të pastra të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G).

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është bërë në ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani në zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.