Arbëri

ZKA-ja ia numëron shkeljet institucioneve në menaxhimin e parasë publike

Obligimet e papaguara, mangësi në ekzekutim të buxhetit, fillimi i projekteve e pa fonde të mjaftueshme janë vërejtjet që Zyra Kombëtare e Auditimit ka adresuar për institucionet e vendit.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të auditimit para Komisionit për mbikëqyrjen e financave, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka thënë se këto rrezikojnë stabilitetin financiar të vendit.