Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka vendosur që fushata për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut do të jetë nga 12 nëntori deri më 27 nëntor.
Për Podujevë është lënë që nesër të diskutohet edhe njëherë nëse do të përsëriten aktivitetet apo jo.
Anëtarët e KQZ-së janë shprehur me mendime të ndryshe sa i përket kësaj, pasi që nga LDK-ja kanë thënë se nuk duhet të ketë fushatë pasi që ajo është përfunduar në mars, e nga LVV kanë kërkuar që të ketë shkaku i transparencës dhe për të pasur monitorim më të mirë.
Edhe për planin operacional për zgjedhje është kërkuar që të ndahet e që të mos votohen bashkë, pasi që zgjedhjet në Mitrovicë janë duke u realizuar për herë të parë, e në Podujeve po përsëriten.
Zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut janë caktuar për 29 nëntor.
Po ashtu Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka marrë vendim për të miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe buxhetin shtesë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar është në shumën 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu si[ kërkohet me ligj.