Deputetët e Kosovës para vetes do të kenë sërish një agjendë të ngjeshur të punimeve në legjislativ. Në vazhdimin e seancës së parë sot nga ora 09:00 janë paraparë të votohen shtatë projektligje.
Në rend dite për votim janë Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit- nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetët pritet të votojnë edhe Projektligjin për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e impiantit të ujërave të zeza në Gjilan, Projektligjin për peticione, Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256, si dhe shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Kosovës.
Në seancën e dytë plenare që do të nisë në ora 10:00, do të mbahet interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Interpelanca e dytë me kryeministrin Hoti do të mbahet sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”.
Hoti do t’iu përgjigjet serish pyetjeve të deputetëve në interpelancën e tretë, me kërkesë të deputetit Rexhep Selimi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.