Shoqata e Bjeshkatarëve “Sharri” dhe “Bunarfest”, sot kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e lumit Lumbardh, ku janë grumbulluar 108 thasë mbeturina.
Mbeturinat thuhet se ishin grumbulluar në kaskadat e Marashit tek Andrra, ndërsa bëhet me dije se niveli i papastërtisë në Lumbardh vazhdon të jetë shqetësim serioz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Niveli i papastërtisë në Lumbardh vazhdon të jetë një shqetësim serioz, prandaj bëjmë thirrje edhe njëherë tek të gjithë qytetarët, e sidomos tek bizneset që veprojnë në afërsi të rrjedhës së Lumbardhit, që mos ta ndotin atë. Të kontribuojmë bashkë, për një lumë më të pastër”, thuhet në njoftimin e Bunarfest në Facebook.
Bunarfest sot iu bashkëngjit iniciativës së SHB "SHARRI" për pastrimin e lumit Lumbardhi nga mbeturinat e shumta të...
Posted by Bunarfest on Tuesday, October 20, 2020