Arbëri

KDI-ja kërkon nga LDK-ja e AAK-ja “t’i heqin duart” nga bordet politike

KDI-ja kërkon nga LDK-ja e AAK-ja “t’i heqin duart” nga bordet politike

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës “t’i heqin duart” nga bordet publike.

Përmes një komunikate, KDI thotë se sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të kapjes së shtetit, përderisa sipas tyre, është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak.