Arbëri

Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve

Foto: Ilustrim
 

Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

KOHA ka raportuar mbrëmë se KPK-ja ka mbetur pa tre anëtarë. Ata kanë dhënë dorëheqje, në prag të shpalljes së konkursit për kryeprokurorë të Prokurorive Themelore në Kosovë. Zejnullah Gashi nga Peja, Dëshirë Jusaj nga Gjakova e Arben Ismajli nga Gjilani kanë paraqitur dorëheqjet e tyre të enjten, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, e cila është mbajtur përmes platformës ZOOM.