
Leonora Kryeziu nga PIPS në emisionin Desku në KTV ka thënë se Kosova është në një rrugë të paqartë.
Ajo ka thënë se Raporti i Progresit ka treguar se pak progres ka bërë Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raporti i Progresit vë në pah mangësi të shumta të cilat janë tash e sa vite. Nuk mund të gjejmë ndonjë progres të theksuar, i cili është vlerësuar në Raportin e Progresit. Edhe viti që lamë pas e lenë Kosovën me një krizë të thellë institucionale, me ngecje në reforma pothuajse gati në secilin nivel”, ka thënë Kryeziu.
Sipas saj institucionet duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje këtij raporti.
“Kosova gjendet në një udhëkryq, në një rrugë shumë të paqartë. A e meriton BE-ja Kosovën? Besoj se institucionet e vendit duhet të japin shumë më shumë vëmendje dhe të kemi një qartësi se çfarë me të vërtetë duam ne si shtet dhe a e kemi njëmend reformat të cilat tash e sa vite Raporti konfirmon”, ka thënë ajo.