Arbëri

Pas raportimit të KOHËS, Selimi shkarkon këshilltarin e dyshuar për kontrabandim me narkotikë

Pas raportimit të Kohës Ditore, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij politik, Enis Qerka, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në kontrabandim me narkotikë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në rrjetin social Facebook.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.

Siç raportoi sot KOHA, Enis Qerka ishte emëruar këshilltar i jashtëm politik i tij, nën dyshimet se është kapur me 113 kilogramë drogë. Ai ishte arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni në dhjetor të vitit 2018 ndërsa Gjykata ia pati caktuar një muaj paraburgim, së bashku me vëllain e tij, Selim Qerkën dhe Gent Selacin.