Arbëri

Hoti: Protestat e studentëve ishin frymëzim për luftën për liri

Kryeministri Avdullah Hoti ka kujtuar 23-vjetorin e protestave të studentëve në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se këto protesta shënuan kthesë në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se ato ishin frymëzim për mobilizimin gjithëpopullor.

“Më 1 tetor 1997, ne dolëm në rrugë për të kërkuar kthimin e studentëve shqiptarë në objektet e Universitetit të Prishtinës, protesta këto që shënuan kthesë në proceset politike në vend dhe ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën tonë të drejt për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se “kjo lëvizje studentore, është një inspirim i pashterrshëm për gjeneratat e reja, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht dhe me prosperitet”.