Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrit të Arsimit të Serbisë i refuzohet leja për hyrje në Kosovë

Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas mediave serbe, ai po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por iu refuzua hyrja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk është hera e parë që nuk me lejojnë të hyj ne Kosovë”, ka thënë Sharqeviq për portalin “Novosti”.

Ai tha se nuk e ka të qartë pse i është refuzuar leja.

“Autoriteteve në Prishtinë, vërehet se nuk po u pëlqen që në territorin e Kosovës po mbajmë mësim në gjuhën serbe”, ka shtuar ministri i Qeverisë së Serbisë.