Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, shkruan KOHA.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, një rast është në Spitalin e Gjakovës, një në të Gjakovës dhe një në atë të Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, gjatë këtyre 24 orëve, Kosova ka 48 persona të prekur me koronavirus dhe 142 të shëruar, transmeton KOHA.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për media ka bërë me dije se do të mobilizohen që të ruhet distanca kufizese dhe të mos thyhen masat e vendosura.
“Vlerësimet janë që ne duhet të vazhdojmë me zbatueshmërinë e masave. Interesimi jonë ka qenë këto ditë mbarëvajtja e mësimit në shkolla. Qeveria e Kosovës edhe sot por edhe në vazhdim do të mundohet ta mbulojë dëmin ekonomik dhe bëj thirrje që deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka deklaruar Zemaj.