Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Hoti nuk mund t’i ikë krijimit të Asociacionit

Marko Gjuriq

Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk mund t’i ikë krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, kjo çështje do të mbyllet atëherë kur të krijohet Asociacioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hoti mund ta gënjejë opinionin sa të dojë, por nuk mund të ikë prej krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai në takimet në Bruksel flet ndryshe dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë krijimin e Asociacionit, por edhe garanton kompetenca shtesë për të”, ka thënë Gjuriqi, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e tij.

Gjuriqi ka shtuar Hoti ia ka borxh opinionit në Kosovë që t’ia sqarojë se është duke marrë pjesë në procesin për normalizimin e raporteve dhe se fjala nuk është për një dialog për njohje reciproke.