Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 13 mijë pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Nga 13 marsi kur edhe u shënuan raste e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15.425 persona. Prej tyre 619 kanë vdekur, 13.165 janë shëruar, ndërsa 1.641 raste janë aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641”, shkruhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgjatë këtyre dy javëve të fundit, rastet e vdekjeve nga koronavirusi kanë shënuar rënie, ndërsa është rritur numri i të shëruarve./KP/