Arbëri

Haxhiu e sheh heqjen e vijave të kuqe të LDK-së ndaj PDK-së si orvatje për të shtyrë zgjedhjet

Haxhiu e sheh heqjen e vijave të kuqe të LDK-së ndaj PDK-së si orvatje për të shtyrë zgjedhjet
 

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka parë si përpjekje për t’iu ikur zgjedhjeve deklarimin e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo parti ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se deklarimi i Isa Mustafës “është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët”.