Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi punues për të themeluar Institutin për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë.
Ai në Kuvendin e Kosovës tha se ky institut do t’i shërbejë memories kolektive dhe brezave të ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë rishtazi e kam dërguar kërkesën në qeveri për të themeluar grupin e ri për të treguar se si do të bëhet, apo kur do të bëhet Instituti për krime të luftës...shpresoj që mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqitet ky propozim dhe të fillojë ky grupi që mund të bëjë hulumtimin e domosdoshëm për themelimin e Institutit. Pozicioni im politik dhe si bartës i institucionit është që të kemi një institutit për hulumtim e krimeve të luftës që do t’i shërbej memories kolektive tonë dhe brezave të ardhshme”
Këtë qëndrim ministri i Drejtësisë e tha pas interesimit të deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci e cila kërkoi të dijë më shumë se pritet të themelohet instituti./Ksp/