Arbëri

Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së

Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së

Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID në Klinikën Infektive, Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv Qendror Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me rastin e përfundimit të këtij misioni, Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka falënderuar infermierët për punën, angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar për të ndihmuar pacientët e shtrirë në klinikat COVID.