23:52

Kurti: Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit, ia pranoi ish-ministrit Vitia se ka marrëveshje për shkëmbim territoresh

Arlinda Kqiku & Gojart Jashari

Ish-kryeministri Albin Kurti ka dhënë për herë të parë detaje të reja për një marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë. Në intervistën e parë ekskluzive që kur u shkarkua nga pozita e kreut të Qeverisë, kryetari i Vetëvendosjes në emisionin DESKU në KTV ka treguar emrin e këshilltarit të Presidentit, që sipas tij, i ka thënë ish-ministrit Arben Vitia se tashmë ekziston një marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

Duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, Kurti tha se ajo i ka sjell shumë dëme Kosovës dhe nuk ishte e destinuar për pajtim mes vendeve.

“Kjo marrëveshje e bërë në vit elektoral, kjo marrëveshje me dy lloj zotimesh vet me veti të dy liderëve nga pikëpamja e emisarit Grenell, nuk është shumë për dy shtetet që ne mendojmë, Kosovën dhe Serbinë, por është për dy shtetet e tjera: Michiganin dhe Ohion, që janë ‘swing states’. Në Michigan ka shqiptarë e në Ohio serbë”, ka thënë ai. 

Lideri i Vetëvendosjes është përgjigjur edhe në akuzat e ambasadorit Richard Grenell, se ai është anti amerikan e tha se zyrtari amerikan nuk e përfaqëson tërë Amerikën.

"Mirëpo, kur thoshte emisari Grenell: hiqeni taksën 100 për qind. 'Në rregull', thoja 'ky është neo-liberal, s'do barriera askund, ndonëse në raport me Kinën mendon pak më ndryshe, po e pranojmë. Por, po e vendosim reciprocitetin. Kur tha të hiqej edhe reciprociteti gjë që e kisha dëgjuar shpeshherë, nga Vuçiqi dhe Daçiqi që thonin se reciprociteti është më i rëndë, se taksa, atëherë komunikimi ynë praktikisht u pamundësua dhe pasoi një trysni tejet e madhe me partnerin tim të koalicionit", ka thënë ai.
Kurti në emisionin DESKU, është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e reja, kur do që ato mbahen e ka folur edhe për bashkëpunimin me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

"Do të bëjmë çmos që t'i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me zonjën Osmani. Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera ish-kryeministri Kurti tha se Kosova përballet me shumë sfida e këtu ka përmendur pozitën e rënduar të grave në shoqëri.

"Katërfish më shumë, burrat gjejnë vend pune krahasuar me gratë, edhe pse gratë kanë më shumë përgatitje universitare sesa burrat”.

 

21:25

Kurti për zgjedhjet: Do t'i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin

Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është shprehur i bindur se partia e tij dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do t’i marrin më shumë se 50 për qind të votave, në zgjedhjet e radhës në Kosovë.

"Do të bëjmë çmos që t'i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me z. Osmani. Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion", ka thënë ai.

Kurti ka thënë se njëherë "ka bërë koalicion me këta".

"Çka janë këta njerëz që çojnë mesazhe: Dola prej koalicionit unë, s'po mund ta mbaj presionin. Çfarë të bësh me këta njerëz", ka thënë ai.

Kurti në vijim ka përmendur sfidat e shumta me të cilat përballet Kosova.

"Katërfish më shumë, burrat gjejnë vend pune krahasuar me gratë, edhe pse gratë kanë më shumë përgatitje universitare sesa burrat. Çfarë shifrash sociale i ke në Kosovë: mjerim. E ai më thotë; Po dal unë prej koalicionit", ka thënë Kurti, duke treguar se fjalën e ka për "profesor Mustafën".

Ai është shprehur i bindur që në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij do ta dyfishojë numrin e votave.

"Në fund unë besoj që do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit dhe këtë dyfishim nuk e mendoj vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për kryeparlamentaren Osmani. Tash varet edhe nga forma e angazhimit të saj, por në parim populli dëshiron që 6 tetorin ta konfirmojë dhe ta dyfishojë", ka thënë ai.

I pyetur nëse beson që një pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ndahet, për ta formuar një parti të re që do të bëhej aleat i Vetëvendosjes, Kurti ka thënë: "Nuk e di se si do të shkojnë aty zhvillimet, por e di një gjë, se baza dhe konjuktura udhëheqëse kurrë s'kanë qenë më larg në LDK".

Ai ka thënë se partia e tij e ka kaluar LDK-në të 17 nëntorit të vitit 2001 në zgjedhjet e asokohshme, kur Lidhja Demokratike i fitoi rreth 47 për qind të votave.

"46.2 për qind i kanë pasur dhe ne sipas sondazheve i kemi kaluar. Në sondazhin më të dobët për neve jemi 48 për qind. LDK-në e paraluftës nuk e kemi kaluar, por LDK-në e pasluftës ne e kemi kaluar. E për këtë LDK-në e sotme, kjo është e pallogaritshme", ka thënë ai.

Ai po ashtu e ka përmendur procesin e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

"Po e bëjmë si një provë këtë çështjen e zgjedhjeve. Do të dëshmojmë që është e mundshme të mbahen, me maska e me dezinfektues. Prej Koresë së Jugut që mbajti zgjedhje e deri te vendet ballkanike, u pa që është e realizueshme një gjë e tillë. Dhe, unë mendoj që duhet të mbahen zgjedhjet", ka thënë ai.

Por, sipas Kurtit duhet të kuptohet një gjë: "Edhe LDK-ja e edhe PDK-ja nuk janë as në një të tretën e mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje".

"Ata i dijnë këto sondazhe dhe prandaj nuk i duan zgjedhjet", ka thënë ai.


Kurti: Thaçi "këndoi" si bilbil për 4 ditë në Hagë

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka “kënduar” për katër ditë si bilbik në Hagë. Ai ka thënë se tash janë duke u bërë disa “filma të lodhët” me çështjen e dosjeve të Speciales.

“Presidenti aktual paratë nuk i jep se shokët po. Shokë ka me dhënë, por para jo. Por tash s’ka as shokë, sepse e ka pa edhe ai, kur ai në krye shikon interesin personal, çfarë bëjnë tjerët. A është ai që thoshte në Euronews e jam larg vijave të frontit. Çka i bjen kjo? Merrni ata që janë te vija e frontit se unë jam larg. Merrni shokët e mi se unë kam qenë larg. Kështu i bjen kjo punë. Kur thu se unë jam larg vijave të frontit, atëherë thua merrni pulat që kanë qenë afër vijave të frontit. Por mos me dal nga specia e shpezëve, por në një lloj tjetër. A shkoi në Gjykatën Speciale. A ka kënduar katër ditë si bilbil. Ka kënduar katër ditë para Prokurorisë. Çka ka kënduar? Po të thoshte ky si president se Gjykat Speciale është e padrejtë, të dashurë deputetë e qytetarë e bashkëluftarë unë jam penduar dhe nuk do të shkojë në Gjykatën Speciale, atëherë me të vërtetë do të kishim për detyrë ta dëgjonim. Por shkoi këndoi katër ditë si bilbil me dyer të mbyllura, se dimë çka ka knu. E tash kishe po qpurthi, me do dosje, jo njoni me kapuç, jo doli prej lifti, e jo prej shkallëve. Nuk e di a janë inskenime, por filma të lodhtë po, filma të shkurtër të lodhët. Por na shqiptarët se kemi pasur traditë të marrojmë kësi filma. Serbia i marrojke këto, na shqiptarët jo . Ne kemi ardhur deri këtu për shkak të Rilindasve tonë dhe sinqeritetit. Kësi filma s’kemi ditë me bo. Nuk e di ku i mësum”, ka thënë Kurti për DESKUN në KTV.


Kurti kundër tërheqjes së 10 % nga Trusti: Qeveria duhet të hyjë borxh, jo populli

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emisionin Desku në KTV ka thënë se është kundër tërheqjes së dhjetë për qindëshit nga Trusti.

Ai ka theksuar se është Qeveria ajo që duhet të hyjë në borxh, e jo populli.

“Ata që kanë pak kanë nevoja shumë të mëdha. Kjo është e paparë në botë. A po duam të shkojmë në Bashkimin Evropian, gjemani një vend evropian që ia ka bërë kështu që edhe ne po bëjmë. Mos t’më flasin për integrime evropiane e me i rrasë duart te trusti pensional. Alternativa është që Qeveria me marrë borxh, jo individi. E mbytëm individin ne. Qeveria luks, individit shtoja borxhin”, ka thënë Kurti.

Sipas tij një gjë e tillë nënkupton që popullin me e shti edhe më tepër në borxh.

“Kjo, me i marrë t’i dhjetë për qind të trustit pensional i bie me e shti popullin edhe më thellë në borxh. Më mirë është Qeveria me marrë borxh, sepse borxhin publik edhe ashtu nuk e kemi shumë të lartë. Është edhe më kollaj edhe më mirë. Ai din qysh i bie kjo, vidhe shtëpinë tënde. Kjo i bie dorën e djathtë shtine në xhep të majtë, por në xhep tëndin”, ka thënë ai.

Sipas tij sa më shpejtë që i shkurtohet jeta kësaj qeverie aq më mirë.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me PDK-në për rrëzimin e Qeverisë.

21:12

Kurti: Serbia e ka kërkuar ndarjen e Ujmanit, e Grenelli do një marrëveshje të shpejtë

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, vlerëson se Serbia e ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet Ujmani dhe se emisari special i SHBA-së për dialogun Richard Grenell, e ka pranuar këtë, pasi ai do një marrëveshje të shpejt.

“Mendoj se Serbia e ka kërkuar përfshirjen e Ujmanit në marrëveshje. Emisari Grenell do marrëveshje të shpejt, nuk ka kohë se i ka zgjedhjet 3 nëntor. I ka jetike këto zgjedhje. Nuk ka rast tjetër në jetë për me ia zënë vendin Pompeos, po e themë në mënyrë figurative, apo simbolike siç do të thoshte ai. Për karrierë politike është rasti i vetëm për të. Ai ka pranuar kërkesat e të fortit, pasi kur dëshiron të bësh një marrëveshje shpejt, bën trysni te pala e dobët. Unë nuk isha pala e dobët, por e kisha partnerin e dobët, që u bë tash pala e dobët. Nuk e di a ka në histori të negociatave mes shteteve, ku marrëveshja është më e madhe sesa bisedimet. Çdoherë bisedimet janë më të mëdha se marrëveshja, pasi ka gjërat për të cilat nuk merresh vesh e nuk hynë në marrëveshje. Këtu kemi marrëveshje që është më e madhe sesa procesi negociator. Sepse ka gjëra që nuk janë negocuar, e ato gjëra që nuk janë negociuar kanë qenë interes i dikujt tjetër, por që kanë hasur një pëlqim nga pala kosovare. E duhet të them se ai pëlqim nuk ka qenë as po, ka thënë vetëm ani. Më duket se kryeministri i paligjshëm nuk ka thënë as po, sepse jo assesi, por ka thënë ani”, ka deklaruar Kurti për DESKUN në KTV. 

21:02

Kurti: Për mua, Grenelli është i Amerikës, por Amerika nuk është Grenell

Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur në DESKU të KTV-së rreth akuzave që i janë bërë për anti-amerikanizëm. Ka thënë se për të, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është i Amerikës, por Amerika nuk është ai.

"Për mua, emisari Grenell është i Amerikës, por Amerika nuk është emisari Grenell", ka thënë ai.

Si ka thënë Kurti, kritikën e ka mësuar nga Perëndimi.

"Prej Perëndimit e kam mësuar kritikën edhe ndaj zyrtarëve perëndimorë, kur më duken joparimorë për Perëndimin si e njohim dhe si e kemi mësuar. Pra, në këtë aspekt, aleatët dhe partnerët janë të tillë, vetëm nëse ekziston e drejta për kritikë. Nëse nuk guxon të mos pajtohesh me asnjë zyrtar në asnjë rrethanë, atëherë ky nuk është partneritet dhe aleancë", ka thënë ai.

Si ka thënë Kurti, Kosova s'mund të krahasohet me Amerikën.

"Unë nuk kam dashur t'ia vë reciprocitetin SHBA-së, por Serbisë po", ka thënë ai.

Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm për dallimin e madh në përmasa.

"Mirëpo, kur thoshte emisari Grenell: hiqeni taksën 100 për qind. 'Në rregull', thoja 'ky është neo-liberal, s'do barriera askund, ndonëse në raport me Kinën mendon pak më ndryshe, po e pranojmë. Por, po e vendosim reciprocitetin. Kur tha të hiqej edhe reciprociteti gjë që e kisha dëgjuar shpeshherë, nga Vuçiqi dhe Daçiqi që thonin se reciprociteti është më i rëndë, se taksa, atëherë komunikimi ynë praktikisht u pamundësua dhe pasoi një trysni tejet e madhe me partnerin tim të koalicionit", ka thënë ai.

Ai po ashtu i është referuar një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën ishte përgëzuar qeverisja e tij.

"Tash së fundi e kishim një raport të Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Kosovë, ku lavdërohej Qeveria Kurti, që ka luftuar korrupsionin, por nuk ka arritur, për shkak të mandatit të shkurtër, që të institucionalizojë metodat e veprimit kundër korrupsionit", ka thënë ai, i pyetur rreth akuzave që janë bërë për anti-amerikanizëm.

Ai ka pyetur se përse lavdërohet nga Departamenti i Shtetit, "nëse jam anti-amerikan".

"Unë besoj që këta njerëz, duke mos dashur të merren me argumentet tona, dëshirojnë të vendosin etiketa të paqena. Si e kam kundërshtuar, në emër të vlerave të OKB-së, përfshirë edhe rezolutën anti-kolonialiste për dhënien e pavarësisë popujve të kolonizuar nga viti 1960, që e ka Kombet e Bashkuara. Ne emër të OKB-së e kam kundërshtuar UNMIK-un, në emër të vlerave të Bashkimit Evropian kam kundërshtuar EULEX-in dhe në emër të vlerave të SHBA-së, unë kam kundërshtuar emisarin Grenell", ka thënë ai.


S’do të kishte marrëveshje në Washington nëse nuk do të hiqej reciprociteti, sipas Kurtit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se reciprociteti nuk do të duhej të hiqej, pasi me të është hequr garancia për barazi.

“Mendoj se nuk është dashur të hiqej reciprociteti. Edhe unë po ta kisha hequr reciprocitetin t’i vjen në pozitë më të ulët se Serbia, sepse reciprociteti garanton barazi dhe Serbia nuk të pranon si të barabartë. Edhe në ish-Jugosllavi ajo ka qenë Republikë, ne autonomi e na e hoqën edhe atë”, ka thënë Kurti. “Edhe tash, pse e kemi shpallur shtetin e pavarur nuk na njeh, nuk dëshiron që ne të jemi të barabartë. Pra, Serbia nuk mund ta imagjinojë barazinë me Kosovën dhe shqiptarët, prandaj është edhe ai racizmi i tyre deri në maje të institucioneve të sistemit”.

Ai thotë se qasja e shtetit serb është shoviniste e raciste.

“Prandaj edhe kryeministrja na pat quajtur njerëz nga mali. Sepse është qasje shoviniste raciste. Nuk mund të na kuptojnë si të barabartë dhe heqja e reciprocitetit ja u konfirmoi se racizmin që është gjëja më e tmerrshme që mund të ketë bërë një njeri”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a mendon se do të arrihej marrëveshja nëse nuk do të hiqej reciprociteti Kurti ka thënë se, “jo, sepse ishte shtegu i presidentit. Eja shkojmë në Washington edhe e bëjmë një marrëveshje me tupana atje”.

20:57

Kurti: Njohjen nga Izraeli duhet ta shpëtojmë nga pazari me Serbinë

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se duhet të shpëtohet njohja nga Izraeli nga pazari me Serbinë. Ai e ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Washington më 4 shtator, si një marrëveshje rrëmujë. Ku thotë se në jetën e tij nuk ka parë aq shumë gjëra në një faqe e gjysmë sa i përket negociatave.

Ai ka thënë se ajo marrëveshe nuk është e implementueshme.

“Këto marrëveshje janë rrëmujë. Marrëveshje rrëmujë. Tekst me më shumë gjëra në një faqe e gjysmë nuk kam parë në jetën time sa i përket negociatave dhe dakordimeve të palëve të ndryshme, qofshin ato shtete apo organizata tjera. 5G, kishat ortodokse, autoudhat, hekurdhuat, Ujmani, dekriminializimi i homoseksualitetit, Hezbollahu, Izraeli, Jerusalemi. Kjo i bjen sikur dikush ka qenë duke shkruar dhe e ka pyetur dikë në sallë a kam harruar diçka të përmend. Ky tekst qorbë apo qervish, nuk është i implementueshëm. E ka karakterin elektoral. E kam mirëpriutur dhe e përshëndes njohjen nga Izraeli. Duhet të shfrytëzohet kjo për të krijuar sa më shumë ura bashkëpunimi në çdo aspekt. Por ne duhet që njohjen nga Izraeli ta shpëtojmë nga pazari me Serbinë. Është me rëndësi që këtë njohje nga Izraeli ta marrim dhe kontekstualizojmë në bashkëpunim bilateral, e jo me atë tekstin e 4 shtatorit, në të cilën qartazi Kosova i ka bërë shumë koncesione Serbisë e Serbia i ka bërë pak koncesione SHBA-së. Ishte koncensionim në kaskadë, ku ne bëjmë shumë e Serbia pak. Ne karshi Serbisë e Serbia karshi SHBA-së”, ka thënë Kurti për DESKUN.

20:46

Kurti insiston: Thikat kanë qenë mbi harta dhe piruni në duart e Vuçiqit

Albin Kurti insiston se thikat mbi harta kanë kurse piruni ka qenë në duart e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, megjithatë thekson se ky plan ka dështuar, por ideja si e tillë nuk ka vdekur.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin Desku ka treguar detaje para takimit të tij me presidentin Hashim Thaçi, por edhe detaje brenda atij takimi në Presidencë.

Kurti thotë se Thaçi nuk i tregonte se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

“Ai më tha po të lejonte shoqja jote Vjosa Osmani, të raportoja në Kuvend do të tregoja. Nuk tregonte çfarë marrëveshje bëhej fjalë”, tha Kurti. "Por si është e mundur të raportonte para 120 deputetëve të tregonte a është marrëveshje me hartë e pa hartë e jo para meje".

E paraprakisht për atë marrëveshje Kurti thotë se i ka folur këshilltari i presidentit Ardian Arifaj.

“Ai nuk më ka folur për cilësinë e marrëveshjes por paraprakisht më ka folur këshilltari i tij, Ardian Arifaj, përmes një takimi të rastësishëm me ministrin tim (Arben Vitia). Për mua ai është më i rëndësishëm se çdo këshilltar për shkak se përkthen. Një takim disa ditë para se unë ta takoja presidentin Arifaj ka takuar Arben Vitinë, të cilit i ka thënë ‘hajde ta kryejmë këtë punën e marrëveshjes thuaj edhe Albinit se edhe juve të Vetëvendosjes ju bie mirë sepse jeni për bashkim kombëtar’. Atëhere ministri e ka pyetur se çfarë marrëveshje është ajo me e dhënë veriun a? (Arifaj) i është përgjigjur ‘jo, jo veriun. Leposaviqin po, por Ujmani mbetet me ne, Trepça mbetet me neve edhe nuk i japim këto pasuri’”, ka thënë Kurti.

Kurse, sipas Kurtit, për Luginën e Preshevës Arifaj ka thënë se e marrin Preshevën. Kurse kur është pyetur për Medvegjën e Bujanocin, Arifaj i është përgjigjur Vitisë se aty më nuk ka shqiptarë, ka vetëm serbë.

“E njohja e Kosovës? ‘Jo njohje nga Serbia nuk mund të kemi por do të kemi ulëse në OKB’. Pra, këshilltari i presidentit flet në emër të Xi Jinpingut dhe të Vladimir Putinit. Sepse ulëse në OKB pa Këshill të Sigurimit nuk ka. Pra, ky takim ka ndodhur para se ta takoja unë presidentin Thaçi dhe ai ka qenë i vetëdijshëm se unë jam në dijeni për këtë marrëveshje po nuk donte të ma thoshte”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se këtë bisedë ndërmjet Arifajt dhe Vitisë ia ka bërë të ditur presidentit Thaçit, i cili për këtë i ka thënë se, “mos e merr seriozisht Ardian Arifajn, por vetëm çka thotë Bekim Çollaku”.

Kurti sërish thotë se thikat mbi harta kanë ekzistuar.

“Ai takim ka dështuar që ne ta ndajmë ekonominë dhe institucionet e Kosovës. Dhe ka dështuar që unë të bëhem pjesë e projektit ku, po kanë qenë thikat mbi harta dhe piruni ka qenë në duart e presidentit Vuçiq. Pra, ky ka qenë plani i tyre, mirëpo ky plan i tyre unë besoj se ka dështuar, por ideja si e tillë nuk ka vdekur sepse ka më shumë se dy vjet që në bisedime jo publike kanë ardhur deri të këto solucione të cilat janë nën petkun e shkëmbimit territorial, praktikisht ndarje të Kosovës”, ka thënë Kurti.

20:41

Kurti: Marrëveshja e 4 shtatorit jo mes Kosovës dhe Serbisë, por Michiganit dhe Ohios

Kryetari i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në DESKU të KTV-së se Marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, duket se e ka dëshmuar një gjë: Se ajo nuk ka të bëjë fare me Kosovën dhe Serbinë

"Kjo marrëveshje e bërë në vit elektoral, kjo marrëveshje me dy lloj zotimesh vet me veti të dy liderëve nga pikëpamja e emisarit Grenell, nuk është shumë për dy shtetet që ne mendojmë, Kosovën dhe Serbinë, por është për dy shtetet e tjera: Michiganin dhe Ohion, që janë ‘swing states’. Në Michigan ka shqiptarë e në Ohio serbë", ka thënë ai, duke përdorë termin në anglishte të shteteve në SHBA ku dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe ajo Republikane kanë nivele të ngjashme të përkrahjes te votuesit dhe konsiderohen të rëndësishme në përcaktimin e rezultateve të përgjithshme të zgjedhjeve.

Ai po ashtu ka shtruar pyetje rreth marrëveshjes për linjën ajrore.

"Si është i mundur fluturimi Prishtinë-Beograd, Beograd-Prishtinë, kur Serbia nuk na i pranon pasaportat", është pyetur ai.

Për më tepër, si ka thënë Kurti, Serbia nuk i pranon as letërnjoftimet e Kosovës.

"Por nëse shkon ti në Serbi, ata ta marrin letërnjoftimin, në mënyrë që t'i thithin të dhënat biometrike dhe më pastaj ta japin një letër se gjoja e ke humbur letërnjoftimin në Serbi", ka thënë ai, duke u pyetur se si mund të fluturohet me aeroplan me probleme të tilla.

I pyetur nëse është diskutuar ndonjëherë me Grenellin apo dikë tjetër nga ekipi i tij rreth kësaj gjëje, Kurti është përgjigjur: "Ai e ka ditur qëndrimin tim. Qëndrimin tim unë ia kam bërë të ditur edhe ambasadorit të SHBA-së këtu, e kam bërë të ditur edhe publikisht". Kurti ka thënë se nuk beson në "shprehje të interesit në mënyrë të këtillë".

"Dhe se këto nuk po e ndjekin as fizibilitetin dhe as procedurën. As procedurën juridike, ligjore dhe kushtetuese të vendit tonë dhe as fizibilitetin ekonomik. Kush do të fluturojë Prishtinë-Beograd?", ka thënë Kurti.

Si ka vazhduar kreu i LVV-së, kjo gjë pastaj duket se u rezervua për Bahrejnin dhe Izraelin. "Ishte një lloj fluturimi atje, ose për Emiratet e Bashkuara", ka thënë ai.

20:26

Kurti flet për ngjarjet që i paraprinë prishjes së koalicionit

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se në takimin që kishte pasur më 13 mars me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai i kishte kërkuar atij që të merren vesh për politikën e brendshme.

Ish-kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë se kishte iniciuar këtë takim pasi donte të merrej vesh me Thaçin për politikën e jashtme, pasi nuk po kishte koordinim me të. Por ai ka treguar se Thaçi i tha se fillimisht duhet të merren vesh për politikë të brendshme. E kur nuk u bë kjo atëherë erdhi te kërkesa e tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Pas kësaj ishte shkaktuar ministri Agim Veliu nga Albin Kurti që më pas çoi edhe te mocioni i mosbesimit dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti.


“Koalicioni VV-LDK ka qenë koalicion që e ka vendosur qytetari. Por e rrënuan ata që iou bashkuan presidentit dhe PAN-it. Para shkarimit të Veliut janë tre hapa tjerë. Njëri hap ishte takimi me presidentin aktual më 13 mars e premte, më pastaj ishte letra që ma dërgoi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që më thoshte se porsa të kalojë çështja e virusit dalim nga koalicioni, pasi nuk e duronin dotë trysnin nga Grenelli, për çështjen e heqjes së taskës, braktisjes së konceptit të reciprocitetit. Dorëzimit të kërkesave, të cilat para se të jenë të ambasadorit Grenell ishin të presidentit Vuçiq. Më ka dërguar letër më datën 16 mars në ora 11 të paradites, por para kësaj letre ishte takimi me presidentin Thapçi më 13 mars. U takuam pasi në tryezën ndërkombëtare flisnim ndryshe. Në paraqitjet tona ndërkombëtare nuk ishim të sinkronizuar. Ishte inciativë e imja të koordinohemi me të. Isha i intersuar për takim. Me atë doja ta definoja çfarë është e përbashkëta në politikën e jashtme, ta theksojmë jashtë vendit. E mospajtimit t’i lëmë brenda. Por presidenti interesohej para darkordimi për të jashtmen të dakordohemi për të brendshme. Ishte i interesuar të merremi vesh për pozita institucionale dhe ekonominë e Kosovës. I bie që të merremi vesh për gjërat e ekonomisë e politikës në Kosovë, me stilin qysh e ka bërë me kryeministrat paraprak”, ka thënë Kurti për DESKU-n në KTV.

Ai ka treguar se qysh Thaçi nuk i kishte treguar se çfarë marrëveshje e ftonte të nënshkruante në Washington.

“Ai donte të merreshim vesh për politikë të brendshme. Kur nuk u morëm vesh të shkonin në Washington për marrëveshje pa dialog e kur nuk u morëm vesh për politikën e brendshme para të jashtme, siç i interesonte atij, atëherë me 16 mars ishte e hënë, në ora 16:00 më thirri në telefon dhe kërkoi nga unë mendimin tim mbi shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme si iniciativë e tij. Pasi nuk arriti t’i ndajë me mua ekonominë e institucionet e Kosovës dhe nuk isha dakord t’i dorëzohemi kërkesave Serbisë e të shkonin Washington pa kurrfarë dialogu për marrëveshje të shpejt, atëherë kaloj te shpallja e gjendjes jashtëzakonshme, kishim 19 të infektuar e asnjë të vdekur", tha Kurti. 

20:25

Kurti: Qeverinë e rrënuan ata që iu bashkuan Thaçit e PAN-it

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministër i Kosovës ka thënë në DESKU të KTV-së se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë një koalicion për të cilin kishin vendosur qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Në zgjedhjet e fundit, qytetarët vendosën që PAN-i të shkojë në opozitë. Dhe, opozitën e bënë qeveri. Mendoj se ata kanë dashur që ta shohin më në fund PDK-në në opozitë, dhe jo vetëm atë”, ka thënë ai.

“Koalicioni LVV-LDK ka qenë koalicion për të cilin ka vendosur qytetari, por që e rrënuan ata që iu bashkuan presidentit dhe PAN-it”.

20:17

Kurti: Dy momente të rëndësishme të Qeverisë sime shkaktuan panik te kundërshtarët

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministër i Kosovës i ka përmendur në DESKU të KTV-së dy momente të qeverisjes së tij, për të cilat ka thënë se ka shkaktuar panik te kundërshtarët politikë. Ai është pyetur rreth kritikave që i janë bërë Qeverisë së tij.

“Ka pasur kritika, ka pasur edhe sulme… Por ato dy momente që i kanë hedhur në panik kundërshtarët tanë janë: Shkarkimi i bordeve të korruptuara të shumicës së ndërmarrjeve publike qendrore dhe fillimi i procesit të vettingut përmes një grupi nismëtar të ekspertëve. Nuk kanë besuar se aq herët do të veprohet aq ashpër kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Qysh në fillim, kreu i Vetëvendosjes e ka përmendur se vetëm edhe dy javë bëhen 1 vjet që nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Sot dy javë bëhen 1 vjet nga zgjedhjet, kur qytetarët vendosën për nbdryshim. Ia dhanë një përparësi LVV-së, krahasuar me LDK-në, me ç’rast ia dhanë një përparësi kryeparlamentares së sotme Osmani, krahasuar me gjithë tjerët brenda kësaj partie”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë një rikapitulim të qeverisjes prej tij.

“Katër muaj qeveri, 213 vendime nga 39 mbledhje. Mund të them se jam i kënaqur me vendimet që kemi marrë. Dhe në dy momente të rëndësishme besoj që kemi ngjallur shpresë te qytetarët dhe panik te kundërshtarët”, ka thënë ai.

Në 20 vjetor, Kurti ka kujtuar se kur është themeluar Kohavisioni, ai ka qenë në burg.

“Por e di që në vitin e dytë, flitej si për një televizion alternativ. Kujt do t’ia merrte mendja se duhej të ishit aq alternativë, për të qenë korrekt”, ka thënë ai.