Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Kosovë para pak minutash, ndërsa tashmë gjendet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.
Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, ka nisur edhe takimi brenda ndërtesës së Qeverisë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: Vizita e delegacionit amerikan e thellon miqësinë Kosovë-SHBA
-
Hoti pasdite takohet me delegacionin nga SHBA-ja
-
Hoti takohet me bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve
-
Përfaqësues të Kosovës dhe zyrtarë të SHBA-së diskutuan implementimin e marrëveshjeve të Uashingtonit
-
Richard Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do ta vizitojë Kosovën