Arbëri

Në Shqipëri java nis me diell dhe rritje temperaturash

Në Shqipëri java nis me diell dhe rritje temperaturash

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm, por që në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 33°C.