Transmetuesi prestigjioz britanik BBC, ka raportuar për aksionin policor që u zhvillua gjatë të premtes në Karaçevë, komuna e Kamenicës.
“Policë të Kosovës arrestohen në aksionin që goditi kazinotë ilegale”, shkruan ky medium.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën 10 policë janë arrestuar gjatë aksionit që mbylli shumë kazino që vepronin jashtëligjshëm, thuhet në artikull.
BBC shkruan se ky është operacioni më i madh i llojit të vet të kryer ndonjëherë në Kosovë, që edhe ishte hetim njëvjeçar.
“Kosova i ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit vitin e kaluar, si përpjekje për ta goditur krimin”, shkruan kjo medie.
BBC po ashtu shkruan se para se të hynte ligji në fuqi, në mars të 2019-s, policia kishte mbyllur mbi 500 kazino ku luhej bixhozi. Gjithashtu, thotë se veçanërisht në sport, këto lojëra ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në Kosovë.
Nga ky aksion, të premten u arrestuan 35 persona, në mesin e tyre 12 policë.