Arbëri

Bosnja sot pritet ta diskutojë njohjen e Kosovës

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në Presidencën e BeH do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.

BeH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet për shkak të kundërshtimeve të serbëve që janë pjesë e federatës boshnjake.

Propozimi për shqyrtimin e njohjes së Kosovës nga Bosnja është bërë nga anëtari i presidencës Zhelko Komshiq./KSP