Arbëri

Qeveria thotë se moratoriumi për aplikim në organizata ndërkombëtare s’ia ndalon edhe përgatitjet

Zotimi i Qeverisë së Kosovës për moratorium njëvjeçar për aplikim në organizata ndërkombëtare është një prej pikave të nënshkruara në Washington që ka ngjallur debat.

Kjo pikë, sipas kryeministrit Hoti, është keqinterpretuar pasi, siç thotë ai, po të analizohet me kujdes moratoriumi nuk do të thotë se Kosova nuk do të bëjë përgatitje për anëtarësime, raporton KOHA.