Arbëri

FSK-ja me zyrtare ndërlidhëse në Kuvendin e Kosovës

 FSK-ja me zyrtare ndërlidhëse në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kanë nënshkruar, të mërkurën, Marrëveshjen e Mirëkuptimit, me të cilin mundësohet që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja ta emërojnë një zyrtar ndërlidhës.

Në takimin me ministrin Quni dhe gjeneral Ramën, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për punën e palodhshme Ministrisë së Mbrojtjes, strukturës udhëheqëse të FSK-së, por edhe të ushtarëve e ushtareve të kësaj trupe për t’i shërbyer atdheut, si dhe kënaqësinë e saj për arritjen e një marrëveshjeje për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së.