1 perditesime
Arbëri

Në zyrat e OVL të UÇK-së konfiskohet një kopje e dosjeve që dyshohet të jetë e Speciales

Në zyrat e OVL të UÇK-së konfiskohet një kopje e dosjeve që dyshohet të jetë e Speciales
17:51

Në zyrat e OVL të UÇK-së konfiskohet një kopje e dosjeve që dyshohet të jetë e Speciales

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është konfiskuar një kopje e dokumenteve për të cilat thanë se janë dosje të Gjykatës Speciale, që kishin mbërritur dje në zyrat e OVL UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka publikuar dy video përmes së cilave ka thënë se po paraqet “personin që solli dosjet” dhe “personat e tribunalit që konfiskuan kopjen të cilën deshëm t’ia japim prokurorisë sonë të Kosovës”.

Sipas OVL të UÇK-së, kopje të këtyre dokumenteve u janë dorëzuar Prokurorisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

 

Euuu euuuu ! OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve ! Mirë se na urdhëroni edhe herave tjera ! Në videon : 1 Përsoni që i...

Posted by Nasim Haradinaj on Tuesday, September 8, 2020

 

16:27

Policia e Krimeve të Rënda në zyrat e OVL-UÇK-së

Policia e Krimeve të Rënda është futur për intervistim në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KOHA.

Gjatë ditës së djeshme, OVL-UÇK raportoi se një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale kanë mbërritur në zyrat e tyre. Nuk u raportua se kush i solli ato.

Një veprim të tillë nuk e ka komentuar Gjykata Speciale.

Kopje të tyre, sipas zyrtarëve të OVL të UÇK-së, u janë dorëzuar Prokurorisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.