Arbëri

Sipas mediave greke, ministri Dendias ka rënë dakord me Ramën që të përsëriten bisedimet

Sipas mediave greke, ministri Dendias ka rënë dakord me Ramën që të përsëriten bisedimet
 

Qeveria greke po shpejton procedurat për një marrëveshje për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, duke vazhduar kundërsulmin diplomatik që ka çuar tashmë në krijimin e zonave detare të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin.

Media greke “Tovima.gr” shkruan sot se sipas informacioneve ministri i Jashtëm Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën për bisedime, por ende nuk është caktuar ndonjë datë. “Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë që do të lançojë zhvillimet do të nisin me kthimin e Nikos Dendias nga Neë York, ku të premten ai është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.