Arbëri

KFOR-i amerikan stërvitje 15-ditëshe në Maqedoninë e Veriut

 

Prej sot deri më 15 shtator në poligonin ushtarak Krivollak në periferi të Shkupit do të zhvillohen stërvitje ushtarake të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve, që janë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, përcjell INA.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut, stërvitja do të zhvillohet në bashkëpunim me ushtrinë vendore ARM si dhe pjesëtarët e KFOR-it polak.