Arbëri

Autostrada e Gjilanit dhe ajo Prishtinë-Merdare marrin miratimin e Trupës Drejtuese Ndërministrore

Foto: Koha / ilustrim
 

Dy projekte infrastrukturore kanë marrë miratimin e Trupës Drejtuese Ndërministrore, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës.

Në një njoftim për media, MI ka bërë të ditur se Trupa Drejtuese Ndërministrore ka aprovuar vazhdimin e punimeve në autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë dhe ka bërë aprovimin e procedurave për sigurimin e fondeve për autostradën Prishtinë-Merdare.