Arbëri

KGJK pranon donacion nga Ambasada Amerikane

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka pranuar sot një donacion me maska dhe dorëza nga Ambasada Amerikane, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve (INL), si mbështetje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Përfaqësuesi nga INL, z. Matthew Jones, ka bërë dorëzimin e këtij donacioni, i cili përfshinë 4,600 maska dhe 12,000 dorëza për stafin e sistemit gjyqësor. Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se ky donacion është mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur nga sistemi gjyqësor për të zhvilluar aktivitetet gjyqësore në mënyrë sa më të sigurt dhe për të parandaluar përhapjen e virusit COVID -19.