Arbëri

Ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor i rastit Nenad Arsiq nga Çagllavica

 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, para kolegjit që kryesohej nga gjykatësi Albin Shaban Rama, sot ka vazhduar shyrtimi kryesor në rastin e Nenad Ristiqit nga Çagllavica, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës për Krime Lufte e ngarkon se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, raporton Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Arsiq akuzohet me dyshimin se gjatë luftës si pjesëtar i policisë së RFJ-së ka rrahur dhe plaçkitur Jakup dhe Skënder Shalën, po ashtu i ka poshtëruar duke i detyruar të këndojnë këngë patriotike serbe.