Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë do mbahet takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Për takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington është deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se pala serbe është e gatshme të bëjë bisedë konstruktive dhe se Serbia do të jetë e hapur vetëm për bisedime mbi ekonominë.
“Synimi i nikoqirëve për t’u përqendruar në ekonomi përkon me qëndrimin tonë se zhvillimi i lirë dhe lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, mallrat dhe shërbimeve, heqja e barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike është e nevojshme në të gjithë rajonin për zhvillimin e përbashkët”, tha ai për ‘Veçernje Novosti’.