Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se situata meteorologjike po shkon drejt stabilizimit.
Parashihet se ditët e ardhshme do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.
Tutje, thuhet se indeksi UV do të jetë nga 6-8 (i lartë), si dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.