Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot e nesër mot i paqëndrueshëm në Kosovë

Sot dhe nesër në Kosovë moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në pjesën e parë të ditës do të jetë mot me diell, por pasdite përpos diellit parashihen zhvillime të vranësirave të cilat në territore të caktuara do të shoqërohen me reshje të përcjella me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, sidomos në orët e mesditës, prandaj rekomandohen këshillat e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.