Luan Gola është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook ka konfirmuar vetë emërimin e tij. “Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojen time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij”, ka shkruar ai.
Para Golës, në këtë ministri zëvendësministra ishin emëruar edhe Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Resul Makreshi nga minoritetet.
Emërimi i Golës si zëvendësministër në ministrinë e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, vjen në kohën kur në Kosovë po regjistrohen vazhdimisht shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19.
Deri tash në vend janë regjistruar gati 11 mijë të infektuar e janë rreth 4000 raste aktive. 373 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
-
Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë
-
Zemaj uron veten për emërimin në LDK: Shumë suksese ministër
-
Vitia zyrtarisht merr postin e ministrit të Shëndetësisë
-
Ministri i Shëndetësisë nuk u ndahet organizimeve të VV-së në Prishtinë
-
Kurti emëron Gexha-Bunjakun ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë