Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) për, siç thonë ata, të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për Covid-19.
“Bartja e testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo, sipas VV-së, “është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”.

Artikuj të ngjashëm
-
VV: MSH dhe ARBK nuk po i ofrojnë deputetëve dokumentet e kërkuara
-
Dyshime për rrjedhje të të dhënave nga ARBK-ja
-
Ankesa për pritje të gjata për t’u pajisur me dokumente në ARBK
-
AKK-ja nis mbledhjen dhe trajtimin e informatave për punësimet në KEK
-
VV-ja dyshon për dallavere në çështjen e taksive elektrike në Prishtinë, çon rast në Polici