Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: MSH dhe ARBK nuk po i ofrojnë deputetëve dokumentet e kërkuara

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve po fshehin dokumentet lidhur me licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për COVID-19.

LVV pas dy kërkesave, më 11 dhe 12 gusht ndaj MSH-së dhe ARBK-së, për marrje të informacioneve thotë se nuk kanë marrë përgjigje edhe pse sipas ligjit brenda shtatë ditësh janë të detyruar t’u përgjigjen deputetëve.

“Çfarë po fsheh Ministria e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2? Pse nuk po i bënë publike dhe pse nuk ju ka ofruar deputetëve dosjen dhe dokumentet e kërkuara për të gjitha operatorët e licencuar? Ndërsa ARBK pse nuk bënë publike dhe nuk ju ofron deputetëve informacionet se kush janë aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar të këtyre institucioneve private? Apo, si Ministria e Shëndetësisë edhe ARBK duanë të mbajnë larg opinionit publik të vërtetën se përfitues nga vendimi për licencim janë persona të lidhur me pushtetin dhe që fushëveprimi i tyre nuk ka fare të bëjë me aspekte të tilla të shëndetit publik. Ata kanë parë mundësinë e përftimit në fatkeqësinë kolektive siç është pandemia, kurse Qeveria në vend se të mbrojë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve pa dallim, ajo është vënë në funksion të përfituesve të lidhur me zyrtarë qeveritarë”, ka shkruar VV në Facebook.

Sipas VV-së, shteti duhet të sigurojë teste dhe të mbulojë shpenzimet për të gjithë qytetarët me simptoma të koronavirusit.

“Keqmenaxhimit me situatën dhe paaftësisë së tyre, kjo qeveri sikur për t’ia rënduar edhe më shumë gjendjen qytetarëve, ia shtoi edhe testimet me pagesë nga institucionet private”.

Edhe VV-ja kërkon qasje në dokumente të ARBK-së Arbëri VV-ja kërkon qasje në dokumente të ARBK-së

Për më tepër, thotë VV, “në këto kohë të vështira e kushte të rënda të qytetarëve, këta qeveritarë po shohin mundësinë për biznes e përfitime”.